Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, Joe Biden mban veshur këpucë të ndryshme

Disa foto të Presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden po bëjnë xhiron e rrjetit.

Ditën e djeshme ai është parë të ketë veshur këpucë të ndryshme.

Këto pamje janë fotografuar në “The Queen”, në Wilimingoton teksa ishte duke shkuar në një intervistë për CNN.

Ai ka veshur këpucë të ndryshme pasi ka problem me këmbën e djathtë.

Një javë më parë Biden gjatë kohës që po luante me qenin e tij ka thyer këmbën dhe për këtë arsye atij i është dashur të veshë në këmbën e dëmtuar një këpucë sportive.