17-vjeçarja shkoi ta thërras për të pirë kafe/ Si u gjet i vdekur shtetasi i Shqipërisë në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në qytetin e Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është 57-vjeçari K.Sh., shtetas i Shqipërisë, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë tij në fshatin Stupë.

Sinjali mëson se ai u gjet pa shenja jete nga një fqinje e tij, e cila kishte shkuar ta thërras për të pirë kafë.

Me të arritur në oborrin e shtëpisë së të ndjerit, 17-vjeçarja nga dritarja ka parë se 57-vjeçari është i shtrirë në shtrat dhe nuk lëvizte.

Pasi pa se ka diçka që nuk shkon me të ndjerin, vajza ka denoncuar rastin në Polici, ku njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrje dhe bashkë me Forenzikën dhe ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimit për shenjat vitale, nga mjeku është konstatuar se personi kishte ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.