Sot i jepet lamtumira e fundit 76-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pasi u alivanos papritur në rrugë

Mesdita e së shtunës ishte e kobshme për familjen Bytyqi nga Malisheva, pasi morën lajmin se më i dashuri i tyre, Ademi ka ndërruar jetë.

Sinjali kishte raportuar se i moshuari ishte alivanosur papritur teksa po ecte në rrugën ‘Hamdi Berisha’.

Me të parë gjendjen e të moshuarit, 76-vjeçari fillimisht u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe vdiq.

Familjarët e 76-vjeçarit kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

“Ka vdekë Adem (Azem) Bytyqi, baba jonë. Vorrimi bëhet sot ne ora 17:00, në varrezat e fshatit Kërvasari”, thuhet në njoftimin mortor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.