Zyrtare: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator

The White House

Është shtyrë zyrtarisht takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e ka konfirmuar për Kanal10, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Ullyot.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare Robert O’Brien i ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Washington, më 4 shtator. Takimi u shty për dy ditë për shkak të agjendës. SHBA-ja po pret me padurim diskutimet e rëndësishme ndërmjet Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që përparimi në çështje ekonomike, duke përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në avancimin e procesit të paqes”, ka thënë Ullyot në një përgjigje me shkrim

Është raportuar se në takim mund të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.