KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM SHEFIN E MISIONIT TË OSBE-së NË KOSOVË, AMBASADORIN MICHAEL DAVENPORT

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në një takim pune Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, me të cilin biseduan lidhur me çështjet me interes të përbashkët si dhe format e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të komunës së Klinës dhe misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kryetari Elezaj falënderoi Ambasadorin Davenport për vizitën dhe bashkëpunimin korrekt të deritashëm dhe e njoftoi atë për gjendjen e përgjithshme në Klinë, funksionimin e komunës e tema tjera me rëndësi.

Njëherësh kryetari Elezaj shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me qëllim të realizimit të projekteve të nevojshme dhe të dobishme për qytetarët tanë.

SHARE