Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit të dashur, Sadri Berisha – SYKI, shokët e tij nga Klina dhe Rahoveci u mblodhën për të zhvilluar një ndeshje futbolli në kujtim të tij.
Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim të kujtonte jo vetëm figurën e tij si luftëtar i lirisë, por edhe si shok, mik dhe njeri i thjeshtë që gjithmonë ishte pranë tyre.
Loja e futbollit, të cilën ai vetë e kishte aq për zemër, u bë edhe një herë arsye që shokët e tij të bashkoheshin, duke e bërë të ndiejnë praninë e tij mes tyre.