Pas rritjes së rasteve në Pejë, Muhaxheri vendos që komuna të punojë me staf të reduktuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka zhvilluar takimin e fillimjavës me ekzekutivin komunal.

Pikë kyçe e diskutimeve dhe analizave në këtë takim ka qenë, shqetësimi mbi rritjen e numrit të rasteve Pozitive me Covid 19 në Komunën e Pejës.

Rezultat e kësaj situate kryetari Muhaxheri ka vendosur që komuna e Pejës ti kthehet ofrimit të shërbimeve me staf të reduktuar.

Njoftimi i plotë:

“Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.

Kryetari Muhaxheri theksoj se duhet të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, sepse ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve me COVID-19, prandaj këto ditë Komuna e Pejës do të punojë me staf të reduktuar.

Gjatë takimit u diskutua për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Pejës, aktivitetet e prokurimit, takimin publik me qytetarë etj.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.”-thuhet në njoftim.