Në fshatin Zllakuqan po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit për ujitje

Në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit për ujitje, projekt ky i financuar nga Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, ai i Administratës, Binak Sylaj, bashkëpunëtorë tjerë të komunës dhe qytetarë

Kryetari Elezaj theksoi se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë si dhe kontribuojnë në rritjen e rendimenteve.

Elezaj premtoi angazhim maksimal të komunës për ofrimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe theksoi se edhe vitin e ardhshëm do të realizohen projekte të rëndësishme në këtë fushë.

Ky projekt ka një vlerë prej 94 896 euro, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 60 ditë pune.