Nis takimi i Kurtit me Richard Grenell

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi,  Richard Grenell, i cili dje arriti në Kosovë, sot ka mbërritur në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast ka nisur takimin me liderin e kësaj partie, Albin Kurtin,

Grenell po qëndron në Kosovë për vizitë, deri sa ai sot pritet të takojë edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Kujtojmë se Richard Grenell, mbrëmë zhvilloi një takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Tutje Grenell i tha medieve se menjëherë pas takimit me Kurtin ai do të u drejtohet atyre me një deklaratë.Klinainfo/