Vazhdohen shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit, me masën që është në fuqi qe disa muaj.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.

Sipas tij kjo po bëhet me qëllim që të krijohet një shoqëri e barabartë.

“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, ka thënë Murati.

SHARE