Përfundon para kohe sezon për Etrit Berishën – portieri shqiptar thyen dorën

SPAL e ka humbur në Etrit Berishën shkaku i një lëndimi që ka pësuar në stërvitje.
Një deklaratë nga klubi i Serie A, konfirmohet se incidenti kishte ndodhur si pasojë e një përplasje aksidentale gjatë seancës së djeshme stërvitore.

Reprezetusi i Shqipërisë kishte bërë fotografimin, që treguan frakturën që ka pësuar në dorën e djathtë.
Berisha do të ketë një kontroll mjekësore të hënën për të vendosur nëse operacioni do të jetë i domosdoshëm dhe do të llogaritet se sa kohë do të qëndrojë jashtë.
Mund të thuhet se ky sezon ka përfunduar për Etrit Berishën shkaku i këtij lëndimi. /KlinaInfo/