FSK do të marrë pjesë në një stërvitje në Kroaci

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga 16 deri më 29 maj 2021 do të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të Inteligjencës “LAUFER 2021” në Kroaci,

Sipas njoftimit të FSK-së, ky ushtrim ka mision që të promovoj stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe të përmirësoj ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë Amerikane dhe NATO-së.

“Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë  “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Europë.

Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

 Po ashtu, bëhet e ditur se pjesë e këtij ushtrimi do të jenë edhe NATO dhe partnere të saj si Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina.