Lewandowski vendos rekord të madh në Bundesliga

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e kampionatit gjerman, Bundesliga.

Lewandowski ka thyer edhe një rekord në kampionatin elitar gjerman, me golat e shënuara në ndeshjen e Bayernit ndaj Freiburg.

Ylli polak është bërë lojtari i huaj (jo-gjerman) që ka shënuar më shumë gola në Bundesliga brenda një sezoni.

Sulmuesi i Bavarezëve ka rrëzuar nga froni yllin e Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mbante rekordin me 31 gola te Borussia Dortmundi.
Pas kalimit të rekordit, Lewandowski ka shënuar edhe një gol tjetër dhe tashmë ka vendosur rekord të ri me 33 gola brenda një sezoni. /KlinaInfo/