Biznesmeni turk i bën dhuratë super luksoze Genta Ismajlit

Disa ditë më parë vetë Genta Ismajli bëri publike në “Instagram” lidhjen me biznesmenin turk të quajtur Hasan.

Ajo postoi disa foto e video ku tregonin surprizën që Hasani i kishte bërë. Ai shkruante në Urën e Bosforit “Genta të dua”.

Mesa duket surprizat nga biznesmeni turk nuk kanë të mbaruar. Këtë herë raportohet se ai i ka dhuruar këngëtares një makinë super luksoze “Range Rover”.
Jeta është e bukur”, shkruan Genta në foton që ka postuar. 
https://www.instagram.com/p/B6WJRy8h5hx/?utm_source=ig_web_copy_link