Spitali i Pejës jep detaje mbi vdekjen e mjekut Emra: Pësoi infarkt

Mjekut specialist në Spitalin e Pejës, Dr. Reshat Emra.

Mbi rastin u deklarua edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se vdekja dyshohet të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, për vdekjen e Emrës ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

“Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.

Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.

Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i

Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.

Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.

I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.
Pusho i qetë” thuhet në reagimin e Spitalit.

SHARE