Ish-drejtori i Klinikës së ORL-së largohet përfundimisht nga QKUK-ja

Ish drejtori i Klinikës së ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajdin Thaqi, nuk do të shërbejë më si mjek në këtë klinikë.

“Vendimi ka të bëjë me shëndetin tim dhe është personal pa imponim dhe i pa kthyeshëm”, është shprehur ai.

Gazeta ditë më parë ka raportuar se tre mjekë të ORL-së pritet të lënë punën në këtë klinikë në mesin e tyre ka qenë edhe Thaqi.

Sipas deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publikë më 2021, Thaqi paguhej me 850 euro në QKUK si dhe me 3 mijë euro në spitalin privat “Kavaja”.