Zjarrfikësit e Klinës intervenuan në 3 fshatra sot

Sot, Njësia e Zjarrfikësve në Klinë ka intervenuar në tri raste të ndara zjarri. Rastet janë shënuar në fshatrat Leskoc dhe Grabanicë dhe Dresnik, ku ekipet kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë me sukses flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre dhe dëmet e mundshme më të mëdha.

Autoritetet lokale u kanë bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, duke theksuar se temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike e rrisin rrezikun e përhapjes së tyre./Klina info