Vetëm 171 raste aktive me COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është ulur dukshëm, pasi në gjithë vendin janë vetëm 171 raste.

Ndërkaq, ditën e premte pati vetëm 14 raste pozitive me koronavirus dhe 2 persona humbën jetën.

“Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171”, bëri të ditur dje Ministria e Shëndetësisë.

Kurse vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 4.436 doza të vaksinës anti-COVID.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të saj.