Konjufca: Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka ngushëlluar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima e dëme të pallogaritshme materiale. Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i pikëlluar thellë për përmasat tragjike të tërmetit, i cili goditi Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.

“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.  Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.  Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.  Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.