Zbulohet “eksperti” i inskenimeve në Pejë, policia jep sqarime për rastin

Arrestohet një person i dyshuar për inskenim të veprave penale ‘lëndim i lehtë trupor’, ‘ Vjedhje në tentativë’ dhe ‘ Zjarr vënie’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 31 vjeçar në fshatin Raushiq të Pejës. Ai kishte njoftuar policinë në mesnatë se në shtëpinë e fqinjit të tij kishin hyrë tre persona me të cilët ai ishte përleshur.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 06.04.2022, rreth orës 00:10, ka pranuar informacion nga viktima se në fshatin Raushiq-Pejë, tre (3) persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij i cili jeton në boten e jashtme.

Sipas viktimës ai kishte dëgjuar disa krisma dhe sipas viktimës është takuar  me te dyshuarit më të cilët është përleshur.

Njësitet relevante të Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, aty Policia ka vërejtur se nga brendësia e shtëpisë del tym, janë njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy (2) pika të hyrjes ne shtëpi janë thyer dritaret.

Viktima është sjellë në Stacionin Policor në Pejë, mirëpo për shkak se i njëjti kishte konsumuar alkool nuk është intervistuar.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, gjatë hetimeve të zhvilluara dhe pas intevistimit të dëshmitarëve dhe viktimës tani i dyshuar, dyshohet se i njëjti ka inskenuar veprat penale të lartcekura.

I dyshuari:   I. K.    lindur me  1991.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh.”

SHARE