Ushtria amerikane trajnon këmbësorinë e Ushtrisë së Kosovës

Pjesëtarët e regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së, së bashku me trupat amerikane nga Garda Kombëtare e Vermontit dhe Kollorados, realizuan trajnimin e përbashkët ,,First Vermont Reconnaissance Platoon Academy”.

Në frymën e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë, për një javë është realizuar trajnimi me tema të rëndësishme që prekin fushën e rikonicionit si: teknikat e patrullimit, thirrja për zjarr, armët dhe pajisjet e rikonicionit.

Qëllimi i trjanimit ishte ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe njohja më e mirë e të dy njësive të rikonicionit, nga të dyja vendet me qëllim shkëmbimi të përvojave më të avancuara bazuar në standardet më të larta të ushtrive profesionale.