Aksident mes disa automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, nëntë persona lëndohen

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Pejë – Prishtinë, ku janë përfshirë disa automjete dhe për pasojë nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme

Lajmin për medja e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës ”, konfirmoi Gashi.