Yllka Gashi: Sot fillon votimi për nominimet Oscars, shpërndani sa më shumë fotografinë e “Zgjoit”

Aktorja që portretizoi rolin kryesor në filmin ‘Zgjoi’, Yllka Gashi u ka bërë thirrje të gjithëve të shpërndajnë sa më shumë fotografinë e filmit në rrjete sociale meqë sot fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

“Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!”, ka shkruar ndër të tjera aktorja Gashi.

Aktualisht ‘Zgjoi’ është në listën e ngushtë me gjasa për të siguruar nominimin.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.

Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Kosova’s Official Entry for Oscars

Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empowerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the women of Krusha in a situation when giving up is knocking on your doo

Please support us by sharing and thank you a million times!