Një javë nga vrasja në Klinë, Tush Frroku ende në arrati

Sot është bërë një javë nga vrasja që tronditi Klinën. Anton Prela është qëlluar në mesditë në një lokal në qendër të qytetit. I dyshuari për kryerjen e vrasjes, Tush Frroku vazhdon të jetë në arrati.

Policia e Kosovës aktivizoi edhe dronët për kapjen e tij, por një javë më pas ende nuk ka rezultate. Prela e Frroku kishin lidhje të dyfishtë familjare dhe një divorc në familje dyshohet se kishte shtyer 48 vjeçarin që të vrasë ish-dhëndrrin e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Frroku kishte përcjellur disa ditë Anton Prelën.

Sipas këtyre burimeve, Frroku kishte në plan që të eliminoj të Prelën në një aheng familjar, por që plani i tij kishte dështuar në momentet e fundit.

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Frrokut, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.