Policia jep detaje për aksidentin në Klinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Klinafc të Klinës ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona,

.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete.

“Policia është njoftuar rreth orës 15:00 për një aksident trafiku në fshatin klinafc komuna e Klinës ku kanë qenë të përfshira 3 automjete.

Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar 3 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka deklaruar Gashi