Shumë nxënës të infektuar, a do të mbyllen shkollat në Kosovë?!

Asociacioni i Komunave të Kosovës, do të mbajnë takim me drejtorët komunal të arsimit, për të folur për situatën me COVID-19 nëpër shkollat e vendit, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, thuhet se gjendje është duke u përkeqësuar dhe numri i nxënësve të infektuar është duke u rritur.

Në këtë takim do të diskutohet edhe mundësia për mbylljen e shkollave nëpër Kosovë, për shkak që shumë nxënës tashmë janë infektuar me këtë virus.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës sot organizon takimin me drejtorët komunal të arsimit për të diskutuar situatën me COVID 19 nëpër shkollat e Kosovës. Gjendja është duke u përkeqësuar dhe numri i nxënësve të infektuar është duke u rritur. Takimi fillon në ora 11.00”, thuhet në njoftim.