E ofendoi dhe e gjuajti me shishe të birrës babain e tij, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Pejë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte ofenduar dhe sulmuar babain e tij, duke e gjuajtur me shishe të birrës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 15.07.2023-17:00. Është arrestuar me 17.07.2023 i dyshuari kosovar, pasi që me datën e cekur dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe (birre) viktimën mashkull kosovar –babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.