U mbajt takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në ambientin e sallës së Kuvendit të Komunës së Klinës, është mbajtur takimi i radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Këshillit, prof. Besim Hoti, i cili fillimisht bëri prezantimin e pikave të parapara për rendin dite, hapi debatin lidhur me cështjet tematike.

Gjatë mbledhjes, Komandanti i Policisë së Kosovës, në Klinë, Rexhë Berisha, raportoi mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Klinës. Ai para të pranishmëve shpalosi raportin nëntë mujor, duke e cilësuar të qete dhe stabile situatën e qetësis në këtë komunë. Shqetësim për Policinë e Kosovësm vlerësoi komandanti Berisha, mbeten mos kujdesi gjatë vozitjes së automjeteve të ngasëve dhe numri i madh i aksidenteve të rënda që po ndodhin në komunikacion.

Anëtaret e tjerë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre për zjarrvëniet e qëllimshme në Klinë, problemi me qentë endacakë, si dhe prija e duhanit në hapësirat e mbyllura, përkatësisht në ambientet që nuk janë të dedikuara për duhanpirës.

Kryesuesi Hoti, duke u përgjigjur të pranishmëve, informoi se janë shpërndarë gjoba për të gjitha këto shqetësime, vetëm se kërkohet një vetëdijesim më i madh nga qytetarët.