Gjakovë, vidhen dy vetura në oborr të shtëpisë nga hajnat

Në Rogovë të Hasit, dje në orët e para të mëngjesit Policia e Kosovës ka marr lajmin se janë vjedhur dy vetura.

Më poshtë keni raportin e Policisë së Kosovës për dy rastet e veturave që janë vjedhur në oborret e shtëpisë,

Fsh. Rogovë, Gjakovë 10.10.2020 – 07:00.  Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura  e tipit Renault Megane ngjyrë hiri me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Fsh. Rogovë, Gjakovë 10.10.2020 – 07:00.  Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura  e tipit VW Cady ngjyrë e bardhë me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin./