Qe një javë pa ujë, ankohen banorët e fshatit Siqevë të Klinës

Banorët e fshatit Siqevë të Klinës, kanë thënë për Klina.info se ka një javë që nuk kanë ujë nga ujësjellësi.

Ata kanë thënë se janë të shqetësuar dhe revoltuar, sepse është absurde në këto temperatura të larta, mos te këtë ujë.

Ndërsa të njëjtit kanë kërkuar ndihmë dhe kanë bërë apel që të ju dalin në ndihmë institucionet gjegjëse dhe Komuna e Klinës.