Pëfshihet nga zjarri një veturë në Malishevë

Dje rreth orës 12:50, një veturë është përfshirë nga zjarri në një parking në Malishevë,

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, si pasojë e përfshirjes së veturës nga zjarri është dëmtuar edhe një veturë tjetër, kurse shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Malishevë, 20.01.2021 – 12:50. Është raportuar se në një parking një veturë është përfshirë nga zjarri si dhe është dëmtuar një tjetër afër sajë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, rasti mbetet të hetohet më tutje”, thuhet në njoftimin e Policisë