Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë me COVID-19

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi, thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve 42 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa tri pacientë janë shëruar.

“58 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Siç thuhet në njoftim, për 24 orë janë kryer katër lindje.

“Katër lindje janë kryer gjatë ditës së djeshme, të gjitha normale dhe kanë lindur kanë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,500 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftim.