Vdes në QKUK, personi që u aksidentua në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, i cili kishte marrë lëndime trupore në një aksident trafiku, që kishte ndodhur më 30 janar në Pejë, ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.