Një i dyshuar për vrasje të rëndë vdes në QKUK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pasditen e sotme në Klinikën Emergjente në QKUK ka vdekur një i paraburgosur

Në njoftimin e SHKK’së bëhet e ditur se viktima është 62-vjeçar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet  B. Ç, viti i lindjes 1958.  I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

SHKK ka njoftuar se viktima ka qenë i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“I njëjti ishte i dyshuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë. Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, njofton SHKK.