Tentoi të fusë drogë në burgun e Dubravës, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Në njoftimi e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuari ka tentuar të fusë substancë narkotike brenda burgut.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull amerikan/Shqiptar pasi tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një sasi me substance narkotike marihuanë, i cili përmes vizitës tek një i burgosur ka tentuar ta fusë substancë narkotike brenda burgut”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt dhe i është konfiskuar pasaporta./