Enver Berisha i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Jemi të hapur për secilin që beson në vizionin tonë atdhetar

Klina.info gjatë ditës së djeshme ekskluzivisht ka raportuar për përjashtimin nga partia, të nënkryetarit të PDK-së, dega në Klinë, Enver Berisha.
Derisa, i njëjti iu kthye shtëpisë së vjetër, AAK-së, ku edhe pritet ta drejtojë Drejtorinë e Financave në Komunën e Klinës.
Ndërsa sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në FB i ka uruar mirëseardhje Berishës.
Ky është postimi i Haradinajt:

I dëshirova mirëseardhje në shtëpinë e vet, kolegut tonë shumëvjeçar Enver Berisha.
Aleanca është e hapur për secilin që beson në vizionin dhe orientimin e saj atdhetar.
Kolegët nga komuna e Klinës, që janë shembull për qeverisjen lokale në vend, i falënderova për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.