Esli i vogël nuk ia del, Dritan Babamusta jep lajmin e dhimbshëm: Tani është pranë Zotit

Është ndarë nga jeta vetëm dy muajsh, djali i Shefit të Drejtorisë së Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamustës. Esli i vogël nuk ia ka dalë ta mposhtë sëmundjen edhe pse familjarët e dërguan jashtë shtetit për t’u kuruar.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë zyrtari i FSHF-së me anë të një postimi mjaft prekës në profilin e tij zyrtar.

“Me gjithë lutjet dhe përpjekjet tona për t’i shpëtuar jetën, djali jonë Esli është tani pranë zotit. Për të respektuar dhimbjen tonë të madhe do ta përcjellim me një ceremoni të vogël familjare. Ju falenderoj të gjithëve që u lutët për djalin tonë dhe që na u gjendet pranë në momentet e vështira. Zoti jua shpërbleftë!”.