Austri: Nga marsi, dënime më të rrepta për shoferët

Nga muaji mars, shoferët që shkelin rregullat në Austri, do të përballen me dënime më të rënda teksa për shkelje më të rënda do t’u konfiskohet automjeti, përcjell albinfo.at.

Në zonat urbane nëse kufiri i shpejtësisë tejkalohet me më shumë se 60 km/h, automobili mund të konfiskohet menjëherë.

Jashtë një vendi të populluar nëse shpejtësia tejkalohet me më shumë se 70 km/h, automjeti mund të merret në vend.

Me konfiskim të përhershëm të veturës mund të përballeni nëse e kaloni kufirin e shpejtësisë me 80 km/h në zonat urbane ose 90 km/h jashtë zonave urbane.

Pas konfiskimit të përhershëm automjeti juaj do të dalë në ankand në Austri.