Vazhdojnë kolonat, deri në dy orë pritjet në Merdare

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer për ditë me radhë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në dy orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 500 metra në dalje.

Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.

Kurse, në Muçibabë pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.