Shkolla e Gllareves”Dëshmorët e Qëndresës” shënon 72 vjetorin e themelimit, kujtohen dëshmorët e kombit

Sot shkolla “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë, ka shënuar 72 vjetorin e themelimit, datë kjo që lidhet edhe me çlirimin nga agresori serb.

Në këtë ditë, drejtoria e shkollës në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve, kryetarin e OVL – UÇK-së, Hajdin Balaj, këshillin e prindërve e mësimdhënës, kanë bërë homazhe para varrezave të dëshmorëve në Gllarevë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, drejtori i shkollës, Uran Hasanaj, ku shkruan:

Sot shkolla jonë shenon 72 vjetorin e themelimit, pikërisht në 22 vjetorin e çlirimit nga agresori serb. Bashkë me familjet e dëshmorëve,Kryetarin e OVL-UÇK-së Hajdin Balaj, kryetarin e këshillit të prindërve,mesimdhënësit,nxënësit dhe gjithë stafin e shkollës sonë” Dëshmorët e Qëndresës” kemi bërë homazhe para varrezave të dëshmorëve në Gllarevë.

Kalojnë ditët, javët, muajt,vitët,kalojnë edhe shekujt,por kujtimi për dëshmorët e kombit tonë mbetet i fresket në mendjet tona, në zemrat tona dhe në kujtesën tonë historike. Dëshmorët janë ndërgjegjja me sublime dhe vetëdija e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan për ne,i kemi prore gjithkund dhe gjithherë.
Urime e festofshim gjithmonë ditë si kjo! Lavdi dëshmorëve të kombit!