Arrestohet i dyshuari, i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë

Një i dyshuar është arrestuar në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, të martën, pasi nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policor (në rroba civile).

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari i ka fyer dhe i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.