S’ka më vende të lira, shiten biletat për eventin e Albin Kurtit në ShBA

“Nuk ka më bileta RSVP të disponueshme”, ky është njoftimi I fundit I Komunitetit Shqiptar në Illinois të cilët kanë organizuar një event në të cilin shqiptarët në Amerikë mund ta takojnë kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në SHBA për vizitë. Komuniteti Shqiptar I Illinois ka organizuar një pritje koktej me Kurtin përmes së cilës synon që t’i lidh bashkëqytetarët shqiptar atje.

“Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një pritje koktej me Kryeministrin e Kosovës. Kjo është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me bashkëqytetarët shqiptarë.” Thuhet në njoftim.

Ky event është më hyrje e cila kushton 30 dollar. Por, në njoftimin e fundit thuhet se nuk ka më bileta të disponueshme.