Reagon kryetari i OVL UÇK-së ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, e quan ‘argat të Serbisë’

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka dënuar gjuhën e këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Gucati e ka quajtur Gashin, argat e avokat të Serbisë, pasi ky i fundit ndër të tjera deklaroi sot se UÇK ka kryer krime lufte.

“Njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë”,shkruan Gucati, transmeton Gazeta Sinjali.

Reagimi i plotë i tij:

Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij. Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë ku është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë në vend se të punontë në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë!

Kryetari OVL-së të UÇK-së
Hysni Gucati