Sot lirohen nga QKUK katër persona të shëruar me Covid-19

Të mërkurën do të lirohen katër persona të cilët kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive me koronavirus,

Sipas raportit 24 orësh ata janë shëruar plotësisht.

Ndërsa, 11 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi:

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 46 raste janë në gjendje stabile

• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

(Burimi: Klinika Infektive-QKUK)