“Ora policore të pezullohet deri në fund të Ramazanit”

Ish-deputetja e Parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka ardhur me një propozim lidhur me masat anti-Covid.

Sipas saj, ora policore duhet të rishqyrtohet, pasi shtoi se nuk është bërë duke marr shkas ndonjë hulumtim shkencor.

Ajo propozoi që ora policore të pezullohet të paktën deri në fund të Ramazanit.

Më poshtë statusi i plotë.Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e sic po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.

Agjeruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas ores 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsyje dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!