Sheshi i Kaçanikut mbushet me qytetarë për Kurtin e Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën e saj zgjedhore sot në Kaçanik.

Në fotografitë e publikuara në rrjetin social “Facebook”, shihet një turmë e madhe njerëzish të cilët ecnin rrugëve të qytetit së bashku me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani, ku këta dy të fundit garojnë së bashku me një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vjosa Osmani një llogarinë e saj në “Facebook”, ka publikuar po ashtu një fotografi të këtij qyteti të mbushur me njerëz, ku kësaj fotografie ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim.

“Referendum në Kaçanik”, ka shkruar u.d e presidentes Vjosa Osmani.