Moti i keq, dy vetura rrëshqasin dhe dalin jashtë rrugës në Gjakovë (VIDEO)

Gjendja e rrugëve për shkak të reshjeve atmosferike ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugë,

Madje, dy automjete në dalje të Gjakovës kanë rrëshqitur dhe kanë dalë tërësisht nga rruga.

Në videon më poshtë shfaqet momenti kur njëri nga automjetet nxirret nga kanali skaj rrugës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha për Gazetën Sinjali se nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, madje nuk ka pasur as dëme materiale.

Sidoqoftë, Policia e Kosovës ka dalë sot me një apel për pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar tani kur moti është përkeqësuar.