Rama mbron Kurtin: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Rama përmes një shkrimi në Twitter tha se nuk duhet që Kurti të sulmohet pse u soll si një kryeministër.

Sipas tij, kjo marrëveshje mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!” shkroi kryeministri shqiptar.

SHARE