​Publikohet kënga për dëshmorët, shkruar nga Rexhep Selimi

Ish-deputeti dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka shkruar vargjet e këngës më të re “Ne jemi ti”, e cila këndohet nga djemtë e dëshmorit Beqir Gashi dhe nipat e Sef Mleqanit, Ismeti e Shpetimi.

Teksti është mjaft emocionues dhe ka pyetjet e djalit për babin e vet, por sjellë edhe dhimbjen e vuajtjen, e njëkohësisht edhe krenarinë e djalit për babain e tij dëshmor.

Përndryshe, Rexhep Selimi ka shkruar edhe tekste tjera të këngëve që janë mjaft të njohura e që u dedikohen dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së.

Selimi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale, përveç që ka zë dhe ka kënduar disa këngë, ka talent të veçantë edhe sa i përket pikturës, me të cilën thuhet se po merret edhe në Hagë.