PSG-ja nuk e do Messin dhe Neymarin për sezonin e ardhshëm

Paris Saint-Germaini është duke u përgatitur për ta larguar Neymarin dhe Lionel Messin, gjatë kësaj vere.

Të paktën si raportojnë mediet franceze, Neymarin duan ta shesin, teksa Messit nuk do ia rinovojnë kontratën, që i skadon në qershor.

Braziliani u transferua te PSG-ja në vitin 2017, për një shifër rekorde, prej gati 200 milionë eurove.

Ai ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në këto, por pavarësisht formës së mirë, drejtuesit e parisienëve, nuk janë të kënaqur me atë se çka është duke bërë Neymar, sidomos me jetën e natës.

Te Messi situata qëndron paksa si më ndryshe, pasi para fillimit të Kampionatit Botëror, ai ishte shumë afër rinovimit të kontratës edhe për një vit.

Gjitha gjendja ndryshoi pasi e fitoi Botërorin, tani argjentinasi është i prirur që ta vazhdojë karrierën diku tjetër, edhe pse ka pasë raportime për një kthim në Barcelonë, kjo gjë është mohuar, të paktën deri më tani.